Francë, mbi 37 mijë raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 37.014 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 37.014 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.545.589 ndërkohë me 131 vdekje numri i viktimave ka arritur në 94.623.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 27.712 persona, prej të cilëve 4.872 në kujdes intensiv, ndërkohë teksa vazhdon rritja e personave në kujdesin intensiv thuhet se me 1.288 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 289.752.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 7.792.945 ndërsa 2.674.867 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës./aa
Fraksion.com