Ditë zie për Bashkim Finon; Basha kthehet nga rruga, anulon takimin në Fier
Anulohet takimi i kreut të PD Lulzim Basha në Fier pasi dita e sotme u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputetti socialist Bashkim Fino.
Kreu i PD Fier Luan Baçi tha se do të respektohet dita e zisë në nder të deputetit Fino. Ndërkohë që kreu i PD, i cili do të zhvillonte një takim elektoral sot në Fier është kthyer nga rruga.
Mësohet se janë anuluar të gjitha aktivitetet elektorale të PD.
Flamuri shqiptar dhe ai i PS janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me COVID-19
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij.
Fraksion.com