“Dashuria ekziston”; Mimi Kodheli: FB më ktheu 8 vite më parë, kur Papa Françesku…
“FB më ktheu 8 vite më parë në 28 mars 2013. Ishte vigjilja e Pashkëve si sot. Papa Françesk u lante këmbët të dënuarve. Mësim i madh se dashuria ekziston.
Le ta duam njëri-tjetrin pak më shumë!”, shkruan sot në profilin e saj në rrjetin social Mimi Kodheli kandidatja për deputete e PS në qarkun e Tiranës që mban numërin 21 në listë.
8 vite më parë Papa Françesku lau këmbët e 12 personave të burgosur, në qendrën e paraburgimit “Casal del Marmo”, në periferi të Romës, gjatë së Enjtes së Shenjtë, ku mijëra pelegrinë dhe turistë kishin mbërritur në Romë, për të qenë të pranishëm në ceremonitë gjatë javës të shenjtë përpara Pashkëve.
Larja e këmbëve, ditën e Enjte përpara Pashkëve, është një traditë për të krishterët, që përkujton Darkën e Fundit të Krishtit. Kjo përbën pjesë të kalendarit papal të eventeve përpara Pashkëve, që cilësohen si festivali më i rëndësishëm i kalendarit të Kishës Katolike.
Kreu i ri i 1,2 miliardë katolikëve romanë në të gjithë botën, solli një sens të ri të thjeshtësisë në Vatikan. Ai vendosi të jetojë në një suitë të vogël të një rezidence për klerikët, duke ngrënë së bashku me priftërinjtë e tjerë në një dhomë ngrënieje të zakonshme, pasi vendosi të mos zhvendosej në apartamentin papal, si paraardhësit e tij në Pallatin Apostolik. Gjithashtu ai ka thyer traditën për ceremoninë e larjes së këmbëve, e cila performohej normalisht ndaj njerëzve laikë në një nga bazilikat e Romës.
Gjatë këtij shërbimi, Papa lan dhe puth këmbët e 12 njerëzve, për t’iu përgjigjur numrit të Biblës në lidhje me xhestet e përulësisë së Jezu Krishtit ndaj 12 apostujve të tij, në natën para se të kryqëzohej.
Fraksion.com