AktualitetPolitikëTë fundit

“Bie fasada”; Vokshi: Tek Bulevardi i Ri, qytetarët jetojnë mes ujërave të zeza

Kandidatja për deputete e PD-së për Tiranën, Albana Vokshi deklaroi sot se, fasada e qeverisë dhe Bashkisë tek Bulevardi i Ri ra, qytetarët jetojnë mes ujërave të zeza.

Banorët tek Bulevardi i Ri i treguan Vokshit se jetojnë mes ujërave të zeza, duke rrezikuar çdo ditë shëndetin.

“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është, gropa pafund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë rritur, dyfishuar, ujin, dritat. Më shumë paguajmë taksat, se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijnë edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”, – u shprehën banorët.

Vokshi solli në vëmendje taksat e larta për gjelbërimin, për pastrim, për kanalizim, ndërkohë që gjendja është katastrofale.

“Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe, mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë, kush i merr? Tiranasit kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit që nuk vjedh paratë, siç bëjnë këta. Kjo gjendje duhet të marrë fund njëherë e më parë. Në datën 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet duhet të votojnë për ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 prill, ndryshimi vjen me votën e tyre për alternativën për ndryshim”, tha Vokshi.

 

Fraksion.com