AktualitetTë fundit

“Nuk gjej dot fjalë ngushëllimi për nënën tënde Arjan Sala”; Kodheli: Pushofsh në paqe Hero, shembull qytetërimi, guximi e dashurie!

Pas disa ditë kërkimesh nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala.

Trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala u gjet rreth orës 3 të mëngjesit në brendësi të magazinës, pranë një dere të kyçur.

“Sdo kisha gjetur dot fjalë ngushëllimi për nënën tënde Arjan Sala. As për ty nuk do kish mjaftuar vetëm fjala Hero. Pushofsh në paqe shembull qytetërimi, guximi e dashurie!”, shkruan ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

32 vjeçari cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Dyshohet se në momentin e zjarrin 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka ngeur vetë brenda.

Fraksion.com