Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është prekur nga koronavirusi. Sejdiu është shtruar në Infektiv, në repartin B të kësaj Klinike. E infektuar me koronavirus është edhe gruaja e Sejdiut.
Sipas mjekëve, jozyrtarisht, është konfirmuar se gjendja shëndetësore e Sejdiut dhe gruas së tij për momentin është e qëndrueshme dhe se po trajtohen me terapitë adekuate për ta luftuar këtë sëmundje.
Deri më tani, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 86.194 raste nga 405.798.