Gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës i cili mbeti brenda magazinës së djegur në qendrën tregtare
Është gjetur trupi i viktimës që mbeti i brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare.
Pas disa ditë kërkimesh nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Dyshohet se në momentin e zjarrin 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka ngeur vetë brenda.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com