AktualitetEkonomiTë fundit

Nisin nesër punimet në lotin I të Unazës së Madhe, ja si do të bëhet qarkullimi i mjeteve për një jav

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë shoferët se duke filluar nga dita e nesërme do të nisë faza 4-2 e punimeve në lotin I të Unazës së Madhe, të cilat parashikohet të zgjasin një javë.

Kjo do të bëjë që qarkullimi i mjeteve të devijojë sërish, ku siçnjofton ARRSH, “Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje”.

Njoftimi i plotë:

NESËR, MË DATË 27.03.2021, MBAS ORËS 20:00 FILLON FAZA 4-2 E PUNIMEVE NË LOTIN 1 TË UNAZËS SË MADHE.

– Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.
– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.
– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.
– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.
– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

 

Fraksion.com