AktualitetPolitikëTë fundit

Ministri turk i Arsimit fillon vizitën në Shqipëri

Ministri turk i Arsimit, Ziya Selçuk, ka filluar vizitën zyrtare në Shqipëri, ndërkohë ai është takuar me kryeministrin Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e realizuar në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Evis Kushi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarë të tjerë.

Në takim janë trajtuar çështjet në lidhje me punimet për bashkëpunimin në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Gjatë vizitës në Shqipëri ministri Selçuk do të realizojë një takim dypalësh edhe me ministren Kushi dhe gjithashtu së bashku do të vizitojnë edhe shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë “Asim Vokshi”.

Gjithashtu është planifikuar edhe një vizitë në Universitetin New York Tirana që administrohet nga Fondacioni Turk Maarif.

 

Fraksion.com