AktualitetEkonomiTë fundit

Më 18 prill fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit: Qeveria vendim për krijimin e zonës doganore

Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për krijimin e zonës doganore të përhershme në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit.

Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë me propozim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Në vendimin e qeverisë sqarohet: Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku disa ditë më parë bëri të ditur se aeroporti është aktualisht në fazën e certifikimit dhe se më 18 prill pritet të kryet fluturimi i parë Kukës-Londër.

“Kryeministri Rama, ka premtuar që në momentin kur ne nisëm punën atje, fluturimin e parë nga ky aeroport do ta bëjë me çunat e Kukësit, kështu që premtimi do të mbahet më 18 prill. Ne do të ulin Air Albania-n e parë. I kemi propozuar kryeministrit që në një nga faqet e tij në rrjetin social, duhet të lançojmë njoftimin që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për fluturimin e parë”, është shprehur Balluku.

Balluku informoi se pas fluturimit të parë, aeroporti mbetet në dorë të koncesionarit dhe kompanive për të zgjedhur destinacionet dhe operimin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com