“Robert Ndrenika në spotin elektoral të PS”; Rama: Koha që punët e nisura t’i çojmë deri në fund
“E ardhmja jonë është plot shpresë. Akti i dytë është vizioni i një Shqipërie më të mirë me një ekonomi më të fortë. Me paga më të larta. Me turizëm që lulëzon. Më shumë mundësi për rininë. Përkujdesje për të pamundurit dhe për njerëzit në nevojë”.
Me këto fjalë të lexuara nga artisti i madh Robert Ndrenika, që flet në emër të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit.
“Teatri ishte një vend që gjallëronte. Teatri ishte pasioni ynë. Teatri ishte shtëpia ime, shtëpia juaj dhe e të gjithë familjeve tona. Por tani boshatisja e tij tregon vuajtjet tona, në këtë kohë që shfaqjet janë ndaluar. E di , e di që këtu do shohim përsëri shfaqje, jo vetëm këtu, por edhe në Teatrin e ri Kombëtar. Aty ku ishte , por shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte. Ne jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë vështirësitë që kaluam nuk na thyen dot , përkundrazi na bashkuan , na sollën më pranë njëri tjetrit. Ndjemë nevojën për të ndihmuar ata që ishin më shumë në vështirësi. Na kanë bërë më të fortë ato vuajtje. Megjithatë akti ynë i dytë s’ka ardhur ende”, – thuhet në videon e publikuar nga Rama.
Më tej theksohet se “e ardhmja jonë është plot shpresë. Akti i dytë është vizioni i një Shqipërie më të mirë me një ekonomi më të fortë. Me paga më të larta Me turizëm që lulëzon Më shumë mundësi për rininë. Përkujdesje për të pamundurit dhe për njerëzit në nevojë. Një jetë më të mirë për të gjithë ne. Është koha që punët e nisura ti shpiem deri në fund. Të ardhmen që meritojmë kemi filluar ta prekim. Së bashku do të vallëzojmë sërish do këndojmë sërish do ngrihemi përsëri më të fortë se më parë. Nuk ka kohë për pushim Shqipëria është e ardhmja jonë”.
Fraksion.com