AktualitetPolitikëTë fundit

Nis rikonstruksioni i rrugës Lukaxhi-Labinot Mal; Balla: Kthimi në pushtet i Berishës e Metës, rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë

“Kthimi në pushtet i Berishës dhe Metës është rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant në takim me banorë të zonës ku nisi puna për rikonstruksionin e rrugës, Lukaxhi-Labinot Mal një investim prej 3.4 mld lekë.

Në fjalën e tij, Balla tha se jemi në një situatë që duhet më shumë punë, padyshim.

“A jam i kënaqur me situatën e kësaj rrugë, nuk jam i kënaqur se nuk mund ta lëmë rrugët deri te ura. Bëmë një urë dhe shumë mirë, po kaluan kaq kohë. Duhet të kuptojmë se Njësia Labinot Mal nëse i mbledhim të gjithë rrugët e fshatrave ka 138 km rrugë, që nuk i ka i gjithë rrethi, dhe padyshim duhen investime. Por 70 vite investimi i rrugës së Bizës duhet të ishte rruga e parë që duhej kryer se i jep zonës zhvillim. Ne i dhamë shpresë kësaj zone, i kthyem vëmendjen kësaj zone. Unë e pranoj se deri në vitin 2017 në këtë zonë nuk ishte investuar aspak. Dhe unë jam krenar që jam deputet i këtij qarku për t’i kthyer vëmendjen qeverisë për këtu dhe nuk besoj se ka ndonjëri këtu ka diskutim se më mirë se Taulanti mundet bëjë këtë punë Gazment Bardhi nga Kavaja. Unë jam patrioti juaj dhe nuk iki nga këtu pa lidhur të dy krahët e Çermenikës. Dhe atë investim që kemi filluar atje do ta çojmë. Ne investojmë në rrjetin qendror të shpërndarjes së energjisë elektrike në tensionin e lartë dhe të mesëm”, tha Balla.

Duke folur për  situatën e tërmetit dhe të pandemisë, Balla tha ky nuk ka qenë një mandat normal.

“Pandemia na hoqi nga buxheti i shteti 1.2 miliardë dhe nuk e prekëm investimet në zonën tonë. Sërish, në vitin 2020 investimet në qarkun e Elbasanit ishin më të larta se një vit normal. Por ama ne nuk kemi shkopin magjik, dhe nëse ndonjëri nga ju këtu mund t’i rregullohet mendja se në Shqipëri në 2021 të kthejmë Sali Berishën në pushtet bashkë me Ilir Metën paketë, dhe Luli te xhepi i njërit apo i tjetrit, ku nuk është ndryshim, ky është rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë në këto 30 vite. Se ata e kanë një arsye që duan të rikthehen. Duan të rikthehen të shpërdorojnë financat e këtij vendi, por ajo që i duhet Shqipërisë sot janë një palë zgjedhjet të qeta të lira, demokratike të gjithëpranura”, tha ai.

 

Fraksion.com