AktualitetTë fundit

Festuan ditëlindjen e shefes duke qëlluar me armë në ajër, pezullohen 4 policë ne Lezhë

Katër policë në Lezhë janë pezulluar nga puna pas publikimit të videos në rrjetet sociale.

Festimi i pazakontë i ditëlindjes së shefes së Komisariatit të Lezhës, i ka kushtuar vendin e punës 4 punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Mësohet se ato kanë qëlluar me armë në ajër për të festuar ditën e veçantë të shefes së tyre, për pasojë janë pezulluar nga detyra.

Mësohet se bëhet fjalë për R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M., ndërkohë që ndaj tyre ka nisur edhe një procedim penal nga strukturat e SHÇBA-së.

“Pas videos se publikuar ne rrjetet sociale nje dite me pare jane pezulluar nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”
Sipas burimeve te pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.
Po sipas burimeve behet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedimi penal per keta punonjes. Nderkohe ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”, njofton policia.

 

Fraksion.com