AktualitetBota+Të fundit

Erdoğan: Turqia nuk mund t’ia kthej shpinën as Lindjes e as Perëndimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendin e tij në synimet e vitit 2023 dhe më pas në vizionin 2053 do ta çojnë me Aleancën Popullore, e përbërë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan këto vlerësime i bëri në Kongresin e Madh të 7-të të Zakonshëm të AK Partisë në kryeqytetin Ankara.

Ai tha se janë duke e ndërtuar Turqinë e madhe dhe të fuqishme që do të përfshijë shekullin 21 duke i shndërruar në një fillim të ri synimet e tyre për vitin 2023. “Turqinë do ta çojmë në synimet e vitit 2023 ndërsa më pas në vizionin 2053 me Aleancën Popullore”, tha ai.

Duke folur për operacionet kundër organizatave terroriste në Turqi, ai tha se “Shpartalluam të gjitha organizatat terroriste, përfshirë PKK-në, duke i bërë ata të paaftë për të ndërmarrë veprime brenda kufijve të vendit”.

Në lidhje me mbështetjen e vendit të tij ndaj Libisë dhe Sirisë, Erdoğan deklaroi se: “Falë mbështetjes së Turqisë, sot Libia mund të shikojë të ardhmen e saj me shpresë, kryen proceset demokratike. Do të vazhdojmë përpjekjet, të qëndrojmë pranë popullit sirian derisa Siria të bëhet me të vërtetë një vend i drejtuar nga sirianët”.

Thirrje investuesve t’i besojnë fuqisë dhe potencialit të Turqisë

Presidenti turk ndër të tjera foli edhe në lidhje me zhvillimet e fundit ekonomike në Turqi.

Sipas tij, luhatjet në tregje në ditët e fundit nuk reflektojnë kategorikisht potencialin, dinamikat e vërteta dhe themelet e ekonomisë së Turqisë. “U bëj thirrje investuesve ndërkombëtarë që investojnë në vendin tonë, t’i besojnë fuqisë dhe potencialit të Turqisë”, u shpreh Erdoğan.

“Do të arrijmë në vende shumë më të mira duke e rritur ekonominë turke në bazë të investimit, prodhimit, punësimit dhe eksportit”, shtoi ai.

Erdoğan tha se vendi i tij nuk është i varur në prodhim të jashtëm në bujqësi, duke potencuar se përveç disa produkteve, prodhimi i të cilave është i kufizuar për shkak të kushteve klimatike.

Lidhur me turizmin e vendit, ai tha se vitin e kaluar me 16 milionë turistë kanë arritur 12.4 miliardë dollarë të ardhura në turizëm. “Periudhën e ardhshme do të hapërojmë drejt synimit 75 milionë turistë”, tha ai.

– Turqia nuk mund t’ia kthej shpinën as Lindjes e as Perëndimit

Presidenti Erdoğan theksoi se do të vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhënie me të gjitha vendet nga SHBA-ja deri në Rusi, nga Bashkimi Evropian deri në botën arabe në përputhje me interesat dhe pritjet e popullit turk.

“Si një vend që gjendet në zemrën e Afrikës, Azisë dhe Evropës, nuk kemi luksin t’ia kthejmë shpinën as Lindjes e as Perëndimit”, deklaroi presidenti turk.

Erdoğan gjithashtu foli lidhur me punimet për një Kushtetutë të re të Turqisë, duke theksuar se është e pashmangshme në aspektin e historisë kombëtare dhe kushteve në ndryshim të botës.

 

Fraksion.com