AktualitetNATO/BETë fundit

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm pret Kryetarin e Rada Verkhovna në Selinë e NATO-s

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană mirëpriti Kryetarin e Rada Verkhova të Ukrainës (Këshilli i Lartë i Ukrainës’),   Dmytro Razumkov, në Selinë e NATO-s të hënën (22 mars 2021). Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Ukrainën për kontributet e saj të vazhdueshme në misionet e NATO-s, përfshirë në Kosovë dhe Afganistan. Ai gjithashtu mirëpriti që NATO dhe Ukraina kanë mbështetur njëra-tjetrën gjatë gjithë pandemisë COVID-19.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Rada Verkhova,  diskutuan situatën e sigurisë në Ukrainë dhe rajonin e Detit të Zi. Z. Geoană shprehu shqetësimin për erozionin e armëpushimit në Ukrainën lindore dhe riafirmoi mbështetjen e plotë të NATO-s për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ai gjithashtu mirëpriti nivelin e lartë të dialogut dhe bashkëpunimit midis NATO-s dhe Ukrainës mbi sigurinë në rajonin e Detit të Zi, i cili mbetet një përparësi për Aleancën.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi përpjekjet e Ukrainës për të zbatuar reforma të gjera, të cilat mbështesin aspiratat e saj Euro-Atlantike. Ai vuri në dukje se Rada Verkhovna luan një rol vendimtar në drejtimin e këtyre reformave dhe inkurajoi parlamentin të mbështesë mekanizmat demokratikë të mbikëqyrjes.

 

Fraksion.com