“Jam në mesin e syve më të bukur”; Kodheli: Uroj të kem shtruar një copës të rrugës tuaj
Kandidatja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me votues në njësinë 13 në Tiranë, ku shumica e tyre ishin të rinj që votonin për herë të parë.
Ajo ju ka bërë thirrje të dalin në votime, sidomos të rinjtë që votojnë për herë të parë, që 25 prilli të ketë një “votë masive rinore” siç tha Kodheli dhe theksoi, që ata të vendosin me votën e tyre alternativën të cilës duhet t’i besojnë.
Mimi Kodheli ju duke ju folur të rinjve tregoi për përvojën e saj duke ju përcjellë mesazhin që të jenë të ndershëm dhe punëtorë në rrugën e tyre, “në jetë fiton gjithmonë një njeri që është i ndershëm dhe puntor”.
Duke i këshilluar si një person që ka punuar fort për të arritur atje ku është sot, Kodheli iu drejtua vajzave se nëse ato ëndërojnë të kenë një karrierë të suksesëshme tha ajo, si gruaja e parë në historinë e këtij vendi, si mininsre e mbrojtjes, ka punuar e studiuar shumë, duke u privuar edhe nga shumë dëshira të moshës.
Kandidatja socialiste ju përcolli të rinjve mesazhin se duhet të duan fort prindërit dhe të ecin në gjurmët e tyre për të shkuar edhe më lart. “Shembulli që duhet të ndiqni është shembulli i prindërve të ndershëm, shembulli prindërve tuaj, mos e haroni asnjëherë, sado që të mendoni se ju dini më tepër se ata.”
“Më kujtohet kut kam votuar për hërë të parë, një ditë e sforcuar, por ajo ishte tjetër kohë”, tha Kodheli. “Ka mbetur si një ditë e sforcuar. Sot kju keni mundësinë të zgjidhni për shkak të alternativave. Keni shumë mundësi për të bërë zgjedhjen e duhur.”
Ajo iu drejtua të rinjve duke i thënë që të dëgjojnë muzikë të mirë, të bëjnë qef, të dashurojnë e pse jo të punojnë dhe mësojnë më shumë.
Është e vërtetë që dhe në këtë moshë njeriu të ketë dilemë se çfarë do të bëjë kur të rritet, dhe unë e kam. Jam më e madhe se prindërit e juaj, njeriu është i ri në mendje, pastaj vjen faktori moshë. Mesazhi që ju jap është ky, punoni më shumë, mësoni më shumë, bëni qejf më shumë, pse jo dashuroni më shumë, dëgjoni muzikë më shumë, pëlqeni dashurinë më shumë.
Mos u largoni nga vendi, tha Kodheli, Shqipëria është vendi më i bukur në botë, ua them këtë si njeri që ka shëtitur shumë e ka parë shumë.
“Ketë punë e kam nisur për t’i shërbyer vendit tim”, tha Kodheli. Uroj që në këtë jetë të kem shtruar një copës të rrugës tuaj, jo një rrugë që rrëshket, një rrugë, tha ajo, që kur ta vini këmbën ta ndjeni që ajo rrugë nuk lëviz.
Ndihem e privilegjuar që jam në mesin e syve më të bukur, që janë sytë e rinisë. Vazhdoni të jeni vetëvetja, punoni, mësoni. Nëse ju do të keni nevojë, unë do të jem shoku juaj pavarësisht moshës.
Fraksion.com