“Kur e pashë, thashë wow”;Historia e njohjes së Enkel Demit dhe Mesila Dodës s’duhet humbur!
Ditën e sotme, të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” në “E diela shqiptare” ishin dy emra jo pak të njohur për ekranin.
Enkel Demi dhe partnerja e tij Mesila Doda, u ulën përballë Gjebreas për të rrëfyer historinë e tyre të njohjes dhe lindjen e dashurisë, që na u duk si nëpër filma.
Enkel Demi tregon se kishin organizuar një takim në zyrën e tij dhe sapo e pa, dëshira e tij ishte të lidhej direkt me të, por nuk ishte aq e lehtë që të bënte Mesilën për vete, iu desh shumë punë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar për Mesilën në momentin e parë që e ke parë?
Enkel Demi: Që duhet të lidhem patjetër me të?
Ardit Gjebrea: Ouu, pse?
Enkel Demi: Më bëri shumë përshtypje, unë po e prisja në zyrë, më kishin thënë që do bëja një takim me të, por nuk e njihja.
Në momentin që u shfaq në mos gaboj në vitin 1993, sapo kishte hyrë vera, erdhi me një fustan deri në fund të këmbëve, një fustan veror, bionde, sy bojqielli, kur e pashë thashë uou ç’është kjo, domethënë mu duk sikur nuk ishe e Shqipërisë.
E kisha planifikuar që takimin ta bëja me shumë njerëz , domethënë të kisha dhe nja 2-3 njerëz që punonin me mua dhe i përzura.
Ardit Gjebrea: Gjërat mes jush rrodhën shpejt apo me qetësi?
Enkel Demi:Jo dhe aq shpejt sa unë dëshiroja.
Ardit Gjebrea: Ti doje që atë ditë besoj?
Enkel Demi: Doja dhe të nesërmen, dhe të pasnesërmen, por jo nuk isha kaq i suksesshëm në fillim.
Mesila Doda: Gjërat besoj se kanë pasur ritmin e tyre, por kanë qenë periudha të mbushura me ngjarje.
Unë vija nga jashtë sepse studioja në Itali dhe gjatë asaj kohe punoja për Federatën e Rinisë shqiptare, Keli në atë kohë ishte kryetari i Forumit Rinor Republikan.
Ka qenë një periudhë e shënuar me gjëra të mira dhe gjëra negative në atë kohë.
Nëna ime u sëmur në atë kohë dhe më pas humbi jetën dhe kjo më mbajti akoma më gjatë në Tiranë dhe ajo kohë ka qenë që ne u lidhëm më shumë.
Mesila tregon se më vonë u bënë shumë miq dhe dilnin shpesh nëpër klubet e Tiranës, kështu lindi dhe dashuria e tyre.
Fraksion.com