AktualitetTë fundit

Imunologu: Tani jemi në valën e tretë, 40% e shqiptarëve është imunizuar nga COVID. Përpara verës, Tirana do ta arrijë imunitetin e tufës!

Afro 40% e popullsisë në Shqipëri është imunizuar nga Covid-19. Mjeku imunolog, Genc Sulçebe thotë se çdo muaj afro 6% e popullsisë rezulton e infektuar me koronavirus.

“Në këtë vale të tretë ne jemi në përqindjen e imunizimit natyral që në prag republike po shkon 35-40 %. Nëse do e llogarisim që kemi një rritje prej 5-6 % në muaj”.

Përpara verës kryeqyteti arrin imunitetin e tufës.

“Vetëm në Tiranë kjo shifër është pothuajse dyfish më e lartë, 60%. Me variantet e reja shumë efektive të arrijë deri 75 -80%. Shpresojmë që para Verës arrihet imunizimi për Tiranën”.

Por si do jetë kjo verë për shqiptarët?

“Do jemi shume më mirë sesa vjet. Imunizimi është rritur shumë herë më tepër. Vjet në pragun e verës ishin 7,5 % tani jemi shume më tepër, kemi edhe impaktin e vaksinës”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani Shqipëria ka regjistruar afro 121 mijë të infektuar.

 

Fraksion.com