AktualitetTë fundit

Dita Botërore e Sindromës Down; Vajzat e Bashës i përgjigjen fushatës, Aurela publikon foton me çorapet shumëngjyrëshe

Vajzat e kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës, kanë dëgjuar thirrjen për të blerë çorapet në mënyrë që të mblidhen fonde për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me sindromën down, ndërsa shihen në foton e publikuar nga bashkëshortja e kryedemokratit, Aurela Basha.

Bëhet fjalë “Lots of Socks Campaign”, një fushatë ndërgjegjësimi dhe për ngritje fondesh e ideuar nga “Down Syndrome International”.

Fondacioni “Down Syndrome Albania”, i blen çorapet dhe më pas ia shet mbështetësve të këtij fondacioni. Kjo fushatë përkon dhe me 21 marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down.

Fushata nxit pjesëmarrësit që të veshin çorapet shumëngjyrëshe dhe t’i postojnë në rrjete sociale dhe siç duket, kështu kanë bërë dhe vajzat e kryedemokratit Basha.

 

foto galeri

 

 

Fraksion.com