AktualitetTë fundit

“Dita botërore e personave me sindromën Down”; Kodheli: Kultura për të pranuar, filli i artë i sjelljes tonë qytetare

21 marsi shënon Ditën Botërore të Sindromës Dawn. Çdo vit, zëri i personave me këtë sindromë, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë.

Në këtë ditë, organizmat që punojnë për këtë çështje organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut  për sindromën Down.

“Sot është dita botërore e personave me sindromën Down. Kultura për të pranuar kush është ndryshe, duhet të jetë filli i artë i sjelljes tonë qytetare.”, shkroi  sot ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në cilësinë tashmë të kandidates pë deputete të PS në qarkun e Tiranës.

Personat me sindromën Dawn gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me gjithë të tjerët. Kjo nënkupton mundësinë për pjesëmarrje të plotë në komunitetin e tyre. Në ato vende ku fëmijëve me sindromën Dawn u jepen mundësi për pjesëmarrje, duke krijuar mjedise shoqërore, pranuese, respekti dhe pritshmëri të larta, të cilat rezultojnë të jenë shumë efektive për këta persona.

Postimi:

 

Shfaqja e sindromës Dawn është vlerësuar 4.6 për 10 000 lindje dhe është hasur te të gjitha popullatat. Sindroma Dawn u përcaktua fillimisht si çrregullim kromozomik në vitin 1959 nga një pediatër dhe gjenetist francez, Jérôme Lejeune.

 

Fraksion.com