AktualitetEkonomiTë fundit

Treguesit fiskalë; Të ardhurat në buxhet 69.5 miliardë lekë, shpenzimet 69.1 miliardë lekë

Të ardhurat e mbledhura në buxhet gjatë dy muajve të parë të vitit llogariten 69.5 miliardë lekë, ndërsa janë realizuar 69.1 miliardë lekë shpenzime.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi treguesit fiskalë sipas të cilëve niveli i suficitit në 2-mujorin e parë të vitit 2021 rezultoi në rreth 354 milionë. Për periudhën 2-mujore ishte planifikuar deficit në masën rreth 7 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 2-mujorin e parë të vitit rezultojnë me një realizim në masën 89.9 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 2.9 % më i ulët ose 1.9 miliardë lekë më pak.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat (përfshirë edhe kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 46.2 miliardë lekë, 709 milion më pak ose 1.5 % krahasuar me vitin 2020, si dhe 1.2 miliardë lekë ose 2.6 % më pak se plani vjetor për vitin 2021.

 

Fraksion.com