Sot në Kukës vaksinohen 250 mjekë nga Kosova
500 mjekë të spitaleve COVID-19 të Kosovës do të vaksinohen këtë të shtunë dhe të diel në Kukës. Marrëveshja është arritur, e ndërsa procesi i vaksinimit do të nis këtë të shtunë në Kukës, ku do të marrin dozën e parë 250 heronj të bluzave të bardha, e ndërsa 250 mjekët e tjerë do të vaksinohen ditën e nesërme. Kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla bën me dije se për vaksinimin e bluzave të bardha të Kosovës është përgatitur një hapësirë e veçantë në Kukës, në ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina”, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
“Njoftojmë opinionin e gjerë e sidomos punëtorët shëndetësor se ashtu siq kemi paralajmëruar është arritur marrëveshja për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës në Kukës. Nesër (20 mars 2020) do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosoves në Shqipëri Zt. Nait Hasani sot kane zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të me 250 të tjerë, punëtorëve shëndetësor të Kosovës.
Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon Kryeministrin Rama stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Zi. Nait Hasani për angazhimin e pashoq.
Për informatën tuaj në Kukës është duke u pregatitur një hapësirë e veqantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës edhe pse në këto orë të vona të natës”, shkruhet në deklaratë.
Kosova nuk e ka nisur ende procesin e vaksinimit anti-COVID. Kryeministri Edi Rama tha fillimisht se do t’i dhuronte qeverisë së atjeshme vaksina, por për shkak të ndalimit që është i parashikuar në kontratë me kompanitë, u vendos që mjekët e Kosovës të vaksinohen në Shqipëri. Në vendin tonë, ky proces ka nisur që në datën 11 janar, ku deri më tani, që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit
Fraksion.com