AktualitetPolitikëTë fundit

“Shqipëria e ardhmja jonë”; Kodheli: E shtuna mes njerëzish fisnikë dhe punëtorë

Kandidaten për deputete të PS  Mimi Kodheli,  dita e  shtunë  e ka gjetur në fshatrat e Tiranës.
Duke trokitur derë më derë znj. Kodheli njihet me zgjedhësit e saj, me problemet, shqetësimet në përditshmërinë e tyre që kanë banorët e zonës të saj elektorale, në punët e stinës.
Për shkak të pandemisë Covid 19, kjo fushatë i ka shmangur  takimet e mëdha elektorale me zgjedhësit por i ka mundësuar  kandidates Kodheli takimet  me zgjedhësit shtëpi më shtëpi, duke ‘zbuluar’ tek ata   “njerëzit fisnikë, punëtorë, të zgjuar dhe dashamirës”.
Znj. Mimi Kodheli kandidon në listën e PS për qarkun e Tiranës  dhe mban numërin 21  të renditjes.
Foto nga takimet  e ditës së sotme Kodheli i postoi në profilin e saj rrjetin social. “E shtuna në fshatrat e Tiranës, mes njerëzish fisnikë, punëtorë, të zgjuar dhe dashamirës”, Shkruan Kodheli.

 

Fraksion.com