AktualitetPolitikëTë fundit

I infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta komandanti Ndriçim Sallaku; Peleshi: Gjenerali fitoi çdo sfidë, por…

Komandanti i Komandës Mbështetëse, Ndriçim Sallaku ka humbur betejën me koronavirusin.  Ai ka nderruar jete ne moshen 55-vjecare.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se ka mbetur pa fjalë nga kjo humbje e madhe.

Mesazhi i Peleshit:

Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!

 

Fraksion.com