“Do të merret një pullë dhe do të vendoset tek dera”; Salianji: Kush bën presion do t’i thyhen këmbët
Kandidati i PD në Korçë Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me biznesin, ku theksoi se biznesi i vogël dhe i mesëm në këto 8 vite kanë marrë goditjen më të rëndë nga kryeministri Edi Rama.
“Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm e kanë mbështetur Edi Ramën në fillimet e veta. Rama premtoi aq shumë dhe bëri për vete shoqata dhe grupet e interesit. PS ka fuqizuar vetëm Niko Peleshin dhe një shokun e vet, kaq”, u shpreh ai gjatë takimit.
“Bizneset e tjera janë në zgrip, në vuajtje, ndërkohë që pasurohen njerëz që nuk janë marrë asnjëherë me biznes, si Peleshi. Duke ndihmuar në mënyrë të pandershme tendera, duke goditur disa të tjerë, biznesi e ka të vështirë”, vijoi Salianji.
Sipas tij, pas 25 prillit, nuk do të ketë 100 taksa, e 100 kontrolle.
“Do të merret një pullë dhe do të vendoset tek dera e biznesit dhe s’do të ketë kurrë taksidarë që vinë aty”, u shpreh ai.
“Një gjë tjetër e mirë është ulja e pagesës së sigurimeve shoqërore. S’mundet që pa rritur pensionet, të shkohet në një situatë ku të paguhet më shumë dhe të rritet kosto e biznesit të vogël. Nuk kanë për t’ja dalë as me presione, as kërcënime. Nëse ka tatimorë, apo drejtor administratën, që bëjnë presion, në mënyrë figurative, do t’i thyhen këmbët. Do bëjmë kallëzim penal në SPAK”, tha Salianji./Atsh
Fraksion.com