AktualitetTë fundit

Atentat me armë zjarri 2 vëllezërve Doçi në Shkodër, 23 dhe 30 vjeç

Një tjetër atentat me armë zjarri është regjistruar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës, 19.45, në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Janë qëlluar me armë dy vëllezërit Hot dhe Marian Doçi, të cilët kanë mbetur të plagosur! Dy vëllezërit raportohet se i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar.

Policia ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër:

“Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fraksion.com