“Strehojmë këdo që u dëmtua nga tërmeti”; Kodheli sërish në Farkë: Jam e nderuar si pjesë e parlamentit shqiptar
Kandidatja e PS për qarkun e Tiranës, znj Mimi Kodheli ishte sot në Farkë në zonën në të cilën ajo kandidon në zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa i dorrëzojnë shtëpinë e re z Shyqyri në krah të kryetarit të Bashkisë të Tiranë, Kodheli uron “ta gëzoni shtëpinë dhe ta mbushni me nipër e me mbesa!’
Zj Mimi Kodheli kujton momentin e vështirë që kaloi vendi pas tërmetit si dhe mobilizimin e shtetit si dhe të kryeministrit Rama për ta kthyer çdo gjë në normalitet.
Kodheli tha se ishte në Bruksel më 17 shkurt të vitit të kaluar së bashku me kryeministrin Rama kur “ai me zgjatje dore dhe me zemër por dhe me personalitetin që ka, kërkonte donacione nga shtete të fuqishme” , për të ndihmuar Shqipërinë në katastrofën e tërmetit.
Kodheli tha se nuk kishte ndodhur ndonjë herë që 1.2 miliard euro të hynin në arkën e shtetit për të rindërtuar shtëpitë e qytetarëve dhe tha se ndjehet krenare dhe e nderuar si pjesë e parlamentit shqiptar, si pjesë e shtetit në tërësi, por dhe në drejtim, duke përmendur realizimet dhe arritjet pavarësisht nga vështirësitë e covid -19.
“Jam shumë i kënaqur si ka ecur puna në farkë por dhe në të gjithë Tiranën” tha kryebashkiaku Veliaj “besoj se jemi shumë të qartë për datë 25 prill, ne do vazhdojmë punën”, tha ai.
Fraksion.com