AktualitetPolitikëTë fundit

“Rrjedhja e trurit është një problem madhor”; Plas gallata në rrjet: Dikush t’i thotë që….

Kur na ndajnë 36 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i PD Lulzim Bash, ka renditur sipas tij një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje.

Në një mesazh të oreve të fundit, duke folur për emigrimin e trurit, pra të të arsimuarve shqiptarë në vendet e huaja, ai përdor fjalën “rrjedhje”, në vend të fjalës “emigrim”.

Mirëpo mesa duket rrjeti nuk e fal, për këtë gabim, që ndoshta z Basha nuk e përdor me qëllim

të keq.

Ja mesazhi i Bashes: …Rrjedhja e trurit përbën një problem madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e shoqërisë dhe ekonomisë…

“Dikush t’i thote zotit Basha që shqiptarët që ikin nuk janë të rrjedhur, janë thjesht emigrantë në kërkim te nje jete me te mire!”, shkruhet në rrjet.

 

Fraksion.com