Raporti i UN Women: Shqipëria e pesta në botë me më shumë gra ministre
Sipas raportit “Gratë në Politikë: 2021”, të hartuar nga Unioni Ndërparlamentar (IPU) dhe UN Women, për renditjen globale të grave në postet ekzekutive, qeveritare dhe parlamentare që nga 1 janari 2021 Shqipëria renditet në vendin e pestë.
Në këtë raport Shqipëria renditet e pesta mes 13 vendeve në botë, ku 50-60 % e ministrave janë gra.
Sipas raportit, Shqipëria me 56.3 % të grave në poste ministrore renditet pas Nikaraguas, që mban vendin e parë me 58.8 %, Austrisë në vendin e dytë me 57.1 %, Belgjikës në vendin e tretë me 57.1 % dhe Suedisë në vendin e katërt me 57.1 %.
Ndërsa sa i përket posteve në parlament Shqipëria renditet në vendin e 54, me 36 vende të grave deputete nga 122 që janë në gjithsej në Kuvend.
Raporti i “Gratë në Politikë: 2021”, të hartuar nga Unioni Ndërparlamentar (IPU) dhe UN Women, thekson se pavarësisht nga rritja e numrit të grave në nivelet më të larta të pushtetit politik, pabarazitë gjinore të përhapura vazhdojnë: përparimi i grave që mbajnë portofolet ministrore është ngadalësuar, me vetëm një rritje të vogël nga 21.3 % në 2020 në 21.9 % në 2021; numri i vendeve pa gra në qeveri është rritur dhe vetëm 25.5 % e parlamentarëve janë gra, krahasuar me 24.9 % të vitit të kaluar.
Fraksion.com