AktualitetPolitikëTë fundit

“Për çdo vajzë, babai i saj është më i miri”; Mimi Kodheli: Gëzuar festën baballarë kudo jeni, në qiell apo në tokë!

Deputetja e PS, dhe kandidatja për  deputete në zgjedhjet e 25 prillit për Tiranën,  znj Mimi Kodheli  ka uruar sot  festën e baballarëve.
Kodheli thotë  me anë të një postimi në rrjetin social se  “Për çdo vajzë, babai i saj është më i miri”, duke kujtuar babain e saj i cili nuk jeton më, dhe  shton se  babai i saj  “ishte më i miri prej t’krejtve.”
“Gëzuar festën baballarë kudo jeni, në qiell apo në tokë!’ shkruan Mimi Kodheli në profilin e saj në Facebook dhe poston foton  kur i ati u kthye për pushime nga studimet jashtë vendit.
“Vend të cilit i shërbeu me devotshmëri deri në frymën e fundit’, shkruan Kodheli

 

Postimi i Znj. Kodheli në Facebook:

Për çdo vajzë, babai i saj është më i miri. Për mua, i imi ishte më i miri prej t’krejtve.Gëzuar festën babai im në qiell! Gëzuar festën baballarë kudo jeni, në qiell apo në tokë!(Në këtë foto të vitit 1958 ai ishte kthyer për pushime nga studimet jashtë vendit, vend të cilit i shërbeu me devotshmëri deri në frymën e fundit)

Fraksion.com