AktualitetPolitikëTë fundit

“Mes socialistësh të mirë”; Kodheli: Më hapën derën e shtëpisë së tyre, me zemrat plot

Vijon fushata elektorale e kanditates të PS për qarkun e Tiranës znj. Mimi Kodheli.
Ajo ishte sot në zonën e Saukut të Lagjes 13, në Tiranë, për tu njohur me votuesit e saj me preokupimet dhe shqetësimet e tyre familjare.
Por krahas  takimve me banorët e kësaj zone, znj Kodheli ndan me miqtë në profilin e saj në  rrjetin  social Facebook edhe  disa foto të shkrepura në familjen “e  Muharremit që  prodhon mjaltin më të mirë në zonën e Saukut”.
“Së bashku me bashkëshorten e tij Kumen më hapën derën e shtëpisë së tyre për një bisedë miqësore e mikëpritëse, me zemrat plot”, shkruan Kodheli.
“Kalova disa momente të këndshme mes socialistësh të mirë.”
 Znj Mimi Kodheli kandidon për deputete e PS në listën e Tiranës dhe mban numërin 21. Ajo është shprehur më herët se do të sigurojë votat e mjaftueshme për të fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.
Postimi:

 

Fraksion.com