AktualitetPolitikëTë fundit

Kandidatja e PD në Tiranë kërkon lek, nxjerr numrin e llogarisë bankare: Më mbështesni të futem në parlament

Anduena Qefalia, kandidatja e PD në Tiranë, ka habitur jo pak kur në një postim në rrjetet sociale, njofton se ka hapur një llogari bankare ku i kërkon njerëzve që ta ndihmojnë me para që ajo të futet në parlament.

Menjëherë pas kësaj të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar në statusin e saj se si është e mundur që të kërkojë para për fushatë.

Statusi

“I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit.

Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona.

Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision!

Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë:

Banka: Credins Bank

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

Nr. i Llogarisë: 00001500343

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

SËIFT: CDISALTRXXX

Me mirënjohje të thellë,

Anduena Qefalia”.

Ajo renditet e 29-ta në listën e Tiranës.

 

Fraksion.com