Aksidenti i frikshëm; Shqiptari dhe rumuni gjenden të vdekur në rrugë dhe pa rroba, njërit prej tyre…
Një aksident i frikshëm është regjistruar në Spanjë, ku mes dy të vdekurve, është një shqiptar. Ngjarja ndodhi në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë në orën 5 të mëngjesit. Mediat spanjolle raportojnë se i plagosur ka mbetur dhe një 33-vjeçar, ndërsa në aksident janë përfshirë dy makina.
Ndërkohë që mister mbetet fakti se dy viktimat gjetur pa rroba në trup dhe njërit prej tyre i ishte prerë koka. Po ashtu mësohet se viktimat janë të moshave 24-vjeçare, shqiptari dhe një rumun, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre.
Po ashtu nuk përjashtohet dhe një tjetër pistë, për faktin se pse viktimat ishin të zhveshura, ndërkohë që ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me krimin e organizuar. Do të jetë autopsia ajo që do të çojë në zbulimin e shkakut të vdekjes së dy të rinjve.