AktualitetTë fundit

“Të ndalohet tregu i zi”; Meta: Të sëmurët me COVID-19 nuk po trajtohen me oksigjen

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me situatën e pandemisë dhe mostrajtimin e të sëmurëve me oksigjen.

Në reagimin e tij, Meta shprehet se mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

“Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen. Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital. Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve”, shprehet ai.

Po ashtu, Meta shton se është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut. Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikshme për shëndetin publik. Përgjegjësit para ligjit”.

 

Fraksion.com