Rindërtimi pas tërmetit; Kodheli: Familja e Ibrahim Kostës me banesë të re më të sigurtë se e mëparshmja
Deputetja socialiste Mimi Kodheli është pjesë e listës së Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit, e renditur e 21-ta në numrin rendor.
Kodheli ka deklaruar se renditja në listë nuk e ka shqetësuar aspak, pasi beson tek fuqia e votës dhe e familjes së madhe socialiste. Ajo është shprehur e bindur se do të marrë numërin e nevojshëm të votave dhe se pavarësisht numrit në listë, secili ka mundësinë të tregojë vlerat në politikë.
Ish ministrja e Mbrojtjes dhe ish nënkryetarja e Bashkisë të Tiranës, Mimi Kodheli, është gjithmonë me njerëzit dhe pranë tyre në hallet e përditëshme, e papërtuar dhe e kudogjendur.
Kodheli ishte në familjen e Ibrahim Kostës ditën e djeshme, e cila falë “procesit të rindërtimit përfitoi një banesë të re më të sigurtë se e mëparshmja”, siç u shpreh ajo. “Puna për rindërtimin e banesave të të prekura nga tërmeti vijon pa ndalur në Lagjen 13”, tha Znj Kodheli.
Postimi i znj. Kodheli në Facebook:





Fraksion.com