AktualitetPolitikëTë fundit

“Momenti kur Meta më ‘sulmoi’ nga foltorja”; Topalli: Gratë më rrethuan, Olldashi u kthye nga unë e më tha mbylle

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli teksa ka folur për rolin e gruas në politikë dhe vështirësitë që hasin çdo ditë, ka kujtuar dhe disa momente nga periudha kur ishte pjesë e Kuvendit.

Një ndër momentet më të vështira për të ka qenë përplasja me Ilir Metën, kur ky i fundit ishte kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Gratë më rrethuan në tavolinën e kryetarit të parlamentit. Unë i shoh si vendime politike, kësaj herë po përdornin gratë se ndoshta e bënte më të lehtë sulmit.

Sherri më Metën? Kuptova diçka, duhet të mbyllja menjëherë seancën. Kujtoj që Sokol Olldashi u kthye nga unë dhe më tha: Mbylle! Më ndihmoi se ndonjëherë situata e humbet qetësinë”, tha Jozefina Topalli në emisionin “Open”.

 

Fraksion.com