AktualitetPolitikëTë fundit

“Marrëdhëniet Shqipëri- SHBA”; Marcie Ries: Kulmi i mandatit tim vizita e Bush, dukej sikur gjithë Tirana doli në rrugë për festë

Ambasada e SHBA-së në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-SHBA sjellë në vëmendje vizitën e Presidentit George W. Bush në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar mesazhin e Ambasadores së gjashtë të SHBA-së në Tiranë, Marcie B. Ries.

“Kulmi i mandatit tim ishte vizita e Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri në 10 qershor 2007, vizita e parë e një Presidenti amerikan në Shqipëri. Pritja e ngrohtë që iu bë Presidentit tonë ishte e mahnitshme. Dukej sikur e gjithë Tirana kishte dalë në rrugë për një festë të madhe! Flamujt vareshin gjithandej, njerëzit kishin vënë kapele me vija dhe yje, kishin dalë në dritare, përshëndesnin me duar dhe buzëqeshnin”. Kështu e kujton Ambasadorja Marcie B. Ries vizitën e Presidentit George W. Bush në Shqipëri.

Në mesazhin e saj, Ambasadorja shprehet se: “Kam pas privilegjin të shërbeja si ambasadore e SHBAnë Shqipëri nga tetori i viti 2014 deri në qershor të vitit 2007. I kujtojë me nostalgji ato dy vite e gjysëm që kalova në Shqipëri. Disa prej kujtimeve të mia më të bukura janë ngjitjet në mal, vizitat në vendet arkeologjike, udhëtimet me makinë përgjatë bregdetit të mrekullueshëm të Shqipërisë, vizita në studiot e artistëve. Në fakt, një pikturë e mrekullueshme shqiptare është sot e varur në murin e dhomës së ndenjes në shtëpisë sime në Uashington DC. Dhe sigurisht, më kan dhenë kënaqësi takimet me shqiptarët në mbarë vendin tuaj të bukur. Disa nga kulmet e punës që bëmë së bashku; lidhja e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe muzeu amerikan të Holokaustit në Uashington, DC për punën kërkimore të përbashkët, e vila përfundoi më ndërtimin zyrtar të mbrojtjes që shqiptarët i bënë hebrenjve gjatë Luftës së 2 Botërore. Punë e madhe që bëmë së bashku për përgatitjen e Shqipërisë opër anëtarësimin në NATO. Dhe arritja e mbështetjes së Shqipërisë në sfidën e mijëvjeçarit për programet e reja në mbështetje të zhvillimit të bizneseve të vogla”.

“Sigurisht, kulmi i mandatit rim ishte vizita e Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri në 10 qershor 2007, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri. Pritja e ngrohtë iu bë Presidentit tonë ishte mahnitëse. Dukej se e gjithë Tirana kishte dalë në një festë të madhe. Flamujt valëviteshin gjithandej, njerëzit kishin venë kapele me vija me yje, kishin dalë në dritare, përshëndetëshin me duar dhe buzëqeshje. Gjatë fjalimit të tij, Presidenti tregoi përse ishte aq i kënaqur për vizitën. E vlerësoj faktin që Shqipëria është një model tolerance fetarë, tha ai, dhe vlerësoi faktin se Shqipëria është një mike e besuar e aleate e fort. Ndaj në këtë ditë, teksa festojmë përvjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, dua të përcjellë urimet e mija për të gjithë shqiptarët, dhe shpresën e bindjen se miqësia jonë dhe aleanca jonë vetëm, do të thellohet dhe forcohet me shumë përgjatë 30 viteve”, shprehet Ambasadorja Marcie B. Ries, në mesazhin për shqiptarët.

 

Fraksion.com