AktualitetPolitikëTë fundit

Lufta për shëndetin është mbi çdo betejë elektorale; Rama: Vendet që e pezulluan AstraZeneca-n do e rikthejnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar në Shkodër vaksinimin e mësuesve me prodhimin e AstraZeneca.

 

Nga shkolla “Edit Durham” , ku po kryhet vaksinimi i mësuesve, Rama i siguroi ato që mos kenë asnjë shqetësim pasi edhe vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë.

“Mos kini asnjë shqetësim , vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë prapë. Ishte një seri që s’është kjo, është tjetër. Nuk kanë gjetur asnjë lloj lidhje dhe atyre rasteve. Kanë dalë dhe plot tani të dhëna edhe për ato hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë”, ka thënë  Rama.

Në postimin në Facebook të aktivitetit Rama shkroi se lufta për shëndetin është mbi çdo betejë elektorale dhe se ata që i shkelin rregullat, duke iu referuar kreydemokratit Basha, të reflektojnë.

“Vazhdon vaksinimi i mësuesve në gjithë Shqipërinë, me numra që vijnë në rritje çdo ditë nga dëshira për t’u vaksinuar dhe deri tani nuk është shfaqur as më i vogli problem, në asnjë rast të vetëm.  Ne do ta zmbrapsim përfundimisht Armikun e Padukshëm një orë e më parë dhe uroj që kush i ka hipur kalit mbrapsht, duke thyer rregullat e duke ushqyer zinxhirin e infektimeve, të reflektojë sepse lufta për shëndetin është mbi çdo betejë elektorale”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Fraksion.com