AktualitetBota+Të fundit

Holandë, partia e kryeministrit Rutte i fiton zgjedhjet

Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) e kryeministrit holandez Mark Rutte ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Holandë, tregojnë sondazhet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazheve paraprake, partia e Rutte fitoi zgjedhjet parlamentare, në të cilat 37 parti dhe 1.579 kandidatë garuan për 150 vende.

VVD renditet e para me 35 vende, sipas të dhënave nga kompania kërkimor Ipsos.

Zgjedhjet u mbajtën nga 15 deri më 17 mars për shkak të masave të koronavirusit (COVID-19), me pjesëmarrje prej 81 për qind. Pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2017 ishte 81.6 për qind.

Partia “Demokratët 66” e udhëhequr nga politikani Sigrid Kaag shënoi fitore të konsiderueshme.

Për formimin e qeverisë, partitë duhet të kenë mbështetjen e të paktën 76 nga 150 deputetët në Parlament.

Kjo e bën të detyrueshëm koalicionimin në Holandë.

Përveç kësaj, 32 kandidatë me origjinë turke në parti të ndryshme po garojnë për t’u bërë deputetë.

 

Fraksion.com