AktualitetPolitikëTë fundit

“Dua të jem zëri i kuksianëve në parlament”; Rama prezanton Gerta Duraku: PS familje e madhe që kontribuon për zhvillimin e Shqipërisë

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Gerta Duraku, thekson se do të jetë zëri i i kuksianëve në parlamentin shqiptar.

Kandidatja Duraku e cila kryeson listën në Kukës, shprehet se vendosi t’i bashkohet PS-së me dëshirën e madhe për të punuar që të kontribuojë në zhvillimin e Shqipërisë.

“Unë jam Gerta Duraku jam 36 vjeç, kam lindur në qytetin e Kukësit. Kam mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Tiranës dega Financë-Kontabilitet. Gjatë kryerjes së studimeve të larta jam angazhuar njëkohësisht në biznesin e familjes sime dhe direkt pas përfundimit të studimeve zyrtarisht kam marrë drejtimin dhe administrimin e kompanive  dhe njëkohësisht aksionere në disa nga këto kompani”,  shprehet Duraku.

Kandidatja Duraku thekson se “vendosa t’i bashkohem Partisë Socialiste sepse është një familje e madhe, e cila bashkon në gjirin e saj njerëz me vlera dhe me dëshirën e madhe për të punuar që të kontribuojë në zhvillimin e Shqipërisë”.

“Duke u kapur fort pas rrënjëve të mia dhe duke punuar fort për të fituar mandatin e tretë, i cili do të sjellë më tepër investime për qarkun e Kukësit unë dua të jem zëri i kuksianëve në parlamentin shqiptar”,  tha Duraku

 

Fraksion.com