“Benz-i iu bë petë nga kamioni”; Kush është 55 vjeçari shkodran që humbi jetën në aksidentin tragjik
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në aksin Lezhë Shkodër , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit , ku një 55-vjeçar humbi jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një kamion.
Siç mësohet 55-vjeçari Grishaj prej një jave i kishte mbijetuar edhe covidit.
Të dy mjetet kanë qenë në drejtim të Lezhës dhe në kryqëzimin e Dajçit kamioni ka tentuar që të dalë në të djathtë të rrugës , por 55 vjeçari ka qenë me shpejtësi dhe nuk e ka venë re se gjysma e kamionit ishte akoma ne rrugë kryesore dhe ka përfunduar poshtë tij, duke humbur jetën në vend.
Pamjet e rënda nga vendngjarja tregojnë makinën e viktimës të shtypur gati totalisht nga kamioni, ku u desh edhe ndërhyrja e fadromëve për të nxjerrë automjetin e bllokuar.
Policia njoftoi se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com