” PS e vuri të parën në listën e Tiranës”;Bozo: Dy prioritet e mia, përmirësimi i jetesës së pensionistëve dhe kërkimi shkencor
Për kandidaten për deputete të Partisë Socialiste në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, Luljeta Bozo, dy janë prioritet e saj përmirësimi i jetesës së pensionistëve dhe kërkimi shkencor që është i lidhur me arsimin e lartë.
Në një video të publikuar nga Kryeministri Edi Rama, kandidatja Bozo shprehet se “për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar pak gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë e bashkangjitur me zhvillimin e arsimit të lartë sepse nuk mund të zhvillohet arsimi i lartë pa kërkimin shkencor”.
Bozdo tregon se “një javë rresht pas tërmetit kam qenë në të gjitha televizionet pa asnjë interes sepse unë nisem nga parimi i famshëm që thotë “Bëje të mirën hidhe në det nuk të humbet””.
“Njerëzit fituan një qetësi se më vinin mesazhe pa fund nga Shqipëria, Amerika, Kanadaja, Franca. Kjo është një gjë shumë e mirë se shqiptarët kudo që janë në botë janë të lidhur me vendin e tyre. Takoj njerëz pa fund që nuk i njoh fare dhe më japin falënderimet që pranova të kandidoj dhe urime për t’i përfaqësuar”, – thekson Bozo.
Më tej Bozo thotë se “në këto urime e falënderime të këtij një viti e gjysmë shumë shumë herë shprehin edhe dëshirën që ne duam kështu njerëzish të kemi që të na përfaqësojnë”.
Duke folur për jetën e saj Bozo shprehet se “gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimet në Fakultetin e Inxhinierisë , meqenëse isha me rezultate shumë të mira më mbajtën direkt në Universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje, librin e parë e kam nxjerrë në vitin 1975 deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuara”.
“Zgjohem shumë herët 4:30-5:00 dhe bëj një ecje 5 km, ky është regjimi ditor i ushtarit”, tha Bozo.
Fraksion.com