AktualitetPolitikëTë fundit

Yuri Kim shpërndan deklaratën e Palmer: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 prilli, sundimi i ligjit do të thith më shumë investime

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit, i cili thekson se SHBA pret nga Shqipëria mbajtjen e zgjedhjeve me standarde të larta dhe forcimin e sundimit të ligjit e transparencës në vend në mënyrë që të sigurohet shteti ligjor për të thithur sa më shumë investime të huaja. Diplomatja e SHBA, Kim mbështet deklaratën e Palmer, i cili është shprehur se SHBA pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin e vendit në BE, ndërsa shprehet se SHBA ka mbështetur Shqipërinë për sigurimin e  vaksinave antiCOVID ku ka dhënë 4 miliardë dollarë për COVAX.

“Palmer: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 prillit. Administrata Biden angazhohet fuqimisht për reformën në drejtësi; sundimi e ligjit dhe transparenca do të tërheqin më shumë investime në të SHBA në Shqipëri; SHBA mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveriatare për Shqipërinë.  SHBA po kontribuon 4 miliardë dollarë për COVAX kështu që më shumë njerëz do të kenë vaksinën”, shkruan Kim.

Matthew Palmer gjatë një interviste për VOA tha se SHBA dëshirojnë të shohin që zgjedhjet e prillit në Shqipëri të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Për zgjedhjet e 25 prillit, Ambasadorja Yuri Kimka bërë të qartë se se drejtuesit politikë duhet të marrin përgjegjësi për listat që kanë krijua dhe se nuk është çudi që disa kandidatë që garojnë për deputetë të skualifikohen nga gara, pasi disa parti politike nuk i kanë marrë në konsideratë thirrjet e SHBA.

 

Fraksion.com