AktualitetPolitikëTë fundit

“Orë vallëzimi, hyrja pa pagesë”; Rama nxjerr videon e çiftit Meta – Kryemadhi: Kërcimi nga belaja

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi duke i sjellë bashkë në një video në Instagramin e tij.

Rama ka shkëputur një moment të presidentit gjatë një konferencë për shtyp, ku bashkëngjitur ka shfaqur bashkëshorten e tij Monika, duke kërcyer me blogerin Olti Curri.

Video nis me fjalët e presidentit Meta që thotë: “Përgjigja do të jetë një popull i tërë ndaj ca lëtyrave”. Ndërsa më pas, Shfaqet Kryemadhi dhe Curri duke kërcyer, padyshim në vazhdën e një humori.

“Orë vallëzimi – Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja, Hyrja pa pagesë, fikni celularin”, shkroi kryeministri.

 

Fraksion.com