AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk kanë plan, por menu për vota”; Rama: KÇK-ja po zbret në terren një fantazmë kërcënuese

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit, Pagat, Taksat dhe Biznesi në Planin e Veprimit 2021-2025, kryeministri Edi Rama sulmoi programin ekonomik të PD, më konkretisht taksën e sheshtë.

Rama sulmoi programin e PD duke deklaruar se duan t’iu fusin duart qytetarëve thellë në xhep.

“Si mund të tallen me ju të gjithë o njerëz të mirë që punoni punë të ndershme dhe e çoni atë pagë në familje. Si mund të tallen me ata të verbuar e shurdhuar politikisht që mendjen e kanë tapë. Këta duan t’iu fusin duart më thellë në xhep.

Unë shoku i tyre, i oligarkëve u kam marrë në këto 2 mandate mbi 1 mld taksa dhe këta më ngritën e më ulën shërbëtor të tyre. Tani më del që unë nuk kam për t’iu ulur taksën as në mandatin e 3-të. këta Robin Hudët do ia ulin në 9% si furra e bukës, si zinxhiri i ndërmarrjeve të oligarkut 9%. Si shitësi, kamerieri, shoferi, si ai që numëron dhe nuk arrin t’i numërojë deri në fund se lodhet veturat 9%. Do iu falin 200 mln dollarë nga arka e shtetit. Pastaj kismet si ndahet ky 200 mln dollarëshi që në një mandat avullon për të pikuar mes tyre dhe pushtetit, në vend se të shkojë për investime publike dhe rritje pagash në shërbim të popullit. O njerëz a do e kuptoni apo nuk do e kuptoni dhe kur do ta kuptoni se ata janë vetëm për xhepin dhe rrethin e tyre. Kushdo që do të përfundojë si pulat e Gon Dukës, që rriten me dritë artificiale dhe përfundojnë në tavolina le të rrijë pakicë me pakicën se ne do jemi me shumicën për shumicën.

Rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve 63%. Jam unë i pari, nuk janë mjekët e policët që mendojnë se nuk mjafton. Pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do rriten me 40%.

Pagat e administratës publike do rriten me 30%, ndërkohë që pagat e deputetëve dhe ministrave as nuk janë rritur dhe as do rriten deri në 2025. Zero taksë për biznesin e vogël deri më 2029. Biznesi i vogël 200 mld dollarë kursime nga heqja e taksës së sheshtë. Taksa e sheshtë është armiku i kujt fiton më pak.
Sot TVSH zero deri në 100 mijë dollarë. Rrini drejt dhe na mbështesni në rrugën e re që kemi hapur me zero taksë. Rruga e tyre e vjetër që ka gjarpëruar çdo herë, ju marrin më shumë atyre që fitojnë më pak, nuk ka mundësi që këtë herë t’ju dalë më mirë sepse prapë për dreq do ju dalë nëse devijoni nga rruga e re”, deklaroi Rama.

 

Fraksion.com