“Keni pak dinjitet”; Veliaj i nxjerr Metës kontratën: Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar kontratën e lidhur në 2016 mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, e cila ka katër vite që ka skaduar.
Përmes një postimi në twitter, Veliaj i është përgjigjur deklaratave të Metës, duke theksuar se nëse kanë pak dinjitet, të lirojnë ndërtesën publike.
“Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë: Kontrata e 2016-ës mes bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrëmbeu ish-Presidentit ka qenë për VETËM 1 VIT! Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë. Këto janë faktet. Lironi ndërtesën publike, po keni pak dinjitet”, shkruan Veliaj.
llir Meta u shfaq sot para gazetarëve për të justifikuar sjelljen e tij ditën e premte në zyrat e FRD-së. Meta nuk dha asnjë sqarim pse Sali Shehu, kryetari aktual i FRD-së, nuk ka dalë ende nga zyrat ndonëse kontrata e firmosur nga FRD dhe Bashkia e Tiranës për huamarrjen e tyre ka përfunduar që në vitin 2017, një vit pas firmosjes së saj.
🥊🥊 Per permbaruesin e dhunshem te Saliut ne Presidence:
Kontrata e 2016es mes @BashkiaTirane dhe partise qe Saliu i rrembeu ish Presidentit ka qene per VETEM 1 VIT!
Ka 4 vite qe ndertesa zaptohet pa kontrate. Keto jane faktet. Lironi ndertesen publike, po keni pak dinjitet! pic.twitter.com/qrrbKB8USY
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) March 15, 2021
Fraksion.com