AktualitetPolitikëTë fundit

Basha në Vorë: Rindërtimi do të jetë prioritet kryesor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në qytetin e Vorës ku zhvilloi takime me banorë të dëmtuar nga tërmeti.

Pasi u njoh me këtë shqetësim e qytetarëve, Basha u zotua se qeveria e dal pas 25 prillit, si prioritet kryesor do ketë rindërtimin. Ai gjithashtu tha se do të bëhet shpërndarja me shpejtësi e parave në dorë për të gjithë ato familje që mund ta ndërtojnë, ta riparojnë, apo ta rindërtojnë nga fillimi shtëpinë në zonat rurale.

“I gjithë rindërtimi është dështim sepse po të kishin dashur të ju ndihmonin njerëzit.  Gjëja e parë që do kishin bërë, do kishin para për ata që t’i ndërtonin shtëpitë vetë. Nuk e bënë këtë sepse donin të bënin tendera që të vidhnin, tendera që ja kanë dhënë shokëve, miqve, vëllezërve të deputetëve. Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë, është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri, gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë, njerëzit janë akoma në çadra. Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra ndërkohë që këta bëjnë tendera sekretë, bëjnë tendera fals që i fitojnë gjithmonë kushërinj, vëllezërit apo edhe vetë kompanitë e deputeteve, nga Fidel Ylli tek Sadri Abazi me shokë. E kjo është arsyeja pse  e kanë vendosur atë këtu për të deputet. Tani dua t’i them Andreas dhe të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti në zonën ë Vorës, por edhe kudo në zonat që dëmtoi tërmeti në Shqipëri nga Durrësi në Kurbin, në Tiranë e kudo tjetër, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë që do të dalë pas votës së 25 prillit. Gjëja e parë që do të bëjmë është që do të vendosim drejtësi përmes transparencës”, tha ai.

Në vijim, Basha shtoi se nuk do të diskriminojmë askënd, do të bëjmë shpërndarjen me shpejtësi të parave në dorë për të gjithë ato familje që mund ta ndërtojnë, ta riparojnë, apo ta rindërtojnë nga fillimi shtëpinë në zonat rurale.

“Ndërsa ndërtimi i shtëpive apo i apartamenteve në zonat urbane do të bëhet me transparencë absolute, duke respektuar pronat e qytetarëve. Gjithçka tjetër që është bërë deri tani do të shkojë para drejtësisë. Të prishësh kopshtin e fëmijëve, të grabisësh pronën e qytetarëve këtu në mes të Vorës, të njëjtën gjë më thanë në mes të Durrësit, të njëjtën gjë më thanë kur isha në Kombinat. Për 8 vite me radhë, vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Ramën. Ndaj, në 25 prill, pasi të kemi larguar edhe këta mafiozë, do t’u kthehen pronat e shqiptarëve, nga Vora në Durrës dhe kudo dhe ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit. Do ta përshpejtojmë duke ju dhënë drejt për drejt shpërblimin financiar sipas dëmit e jo sipas ndarjes në të nënës dhe të njerkës dhe do ta përshpejtojmë duke ndërtuar pronat e qytetarëve aty ku i kanë patur, ne Kombinat në Vorë e kudo tjetër. Të bëhemi të gjithë bashkë dhe mos lëmë asnjë jashtë bashkimit të shqiptarëve kundër të keqes. Bashkë do ta sjellim ndryshimin, Vora fiton, Shqipëria fiton”, tha ai.

 

Fraksion.com