30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA; Meta: Ngjarje historike
Presidenti Ilir Meta kujton 30 vjetorin e rivendosjen së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA dhe e konsideron si datë historike
Ai shprehet se shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.
“Shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.
Kjo datë historike, për ne shënon edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh.
Kjo ngjarje e shënuar i frymëzon dhe u forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 🇦🇱🤝🇺🇸”, deklaron Presidenti Meta.
Fraksion.com