AktualitetPolitikëTë fundit

“Kriminelët, kriminelët…”; Video e Ballës: PD i fut në listën e kandidatëve për deputetë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se Partia Demokratike i fut në listën e kandidatëve për deputetë kriminelët.

Në një reagim Balla shprehet se “PD duhet të heqë dorë nga shfaqjet e turpshme dhe të tërheqë kandidatin e saj në Durrës, i dënuar për drogë në Zvicër”.

“Kriminelët, kriminelët…” PD i fut në listën e kandidatëve për deputetë. Partia Demokratike e cila i mban fshehur listat e kandidatëve, duhet të heqë dorë nga shfaqjet e turpshme dhe të tërheqë kandidatin e saj në Durrës, i dënuar për drogë në Zvicër”, – tha Balla.

Kreu i grupit socialist publikoi edhe videon e një kronike televizive,në të cilën theksohet se në një dokument të lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri njoftohet ndalimi i hyrjes në Zvicër edhe Lihtenshtajn për shtetasin shqiptar Rezeart Tusha.

Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit të vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia Demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit.

Në listën e PD-së Rezeart Tusha i datëlindjes 1 maj 1972 kandidon i 8-i për Partinë Demokratike.

 

Fraksion.com