AktualitetPolitikëTë fundit

Incidenti në Elbasan: Basha: Rama provokoi qytetetarët me miqtë e tij kriminelë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se provokoi qytetin e Elbasanit me miqtë kriminelë.

Në një përgjigje pas thirrjes së Ramës për t’u ndarë “nga Likja e Saliu”, Basha deklaroi nga Elbasani se koha e tij ka marrë fund dhe Rama e di këtë.

“Sapo kam mbaruar një takim me Zonjat përfaqësuese të Elbasanit, për ditën e madhe të ndryshimit 25 prillin! Dua nga zemra t’ju uroj të gjithëve Zonjave, të gjithë grave, nënave dhe të gjithë motrave të Elbasanit, Gëzuar Ditën e Verës! Këtë dhuratë kaq të bukur që ja bëni të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve. Ditën që simbolizon thyerjen e dimrit dhe fitoren e pranverës! Dua po kështu ta them fare qartë, se koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe Rama e di këtë. Është për të ardhur keq që edhe javët e fundit të tij, siç ka bërë rëndomtë këto 8 vite, ai provokoi qytetin e Elbasanit duke treguar dëshpërimin që e ka kapluar me miqtë e tij kriminel. Por koha kur qyteti dhe qytetarët e Elbasanit ishin nën hyqmin e kriminelëve të Edi Ramës ka marrë fund! As nuk do të na trembë dhe as nuk do të na ndalë dot! Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjell ndryshimin që shqiptarët me zi e presin. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, qyteti do t’i kthehet njerëzve punëtorë të Elbasanit. Si çdo shqiptarë do ta ndjejë kudo në Shqipëri dhe Shqipëria do t’ju kthehet shqiptarëve. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje, do të shohësh fuqinë e njerëzve që nuk i tremb dot më me kriminel. Ndaj, hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët me të cilët ke ardhur dhe ke qeverisur sepse është e pashmangshme, 25 prilli do të jetë dita e fitores së shqiptarëve, do të jetë dita e bashkimit më të madh kundër të keqes, do të jetë dita e ndryshimit dhe e shpresës siç është kjo ditë e verës të cilën nga zemra j’ua uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar Ditën e Verës! Gëzuar ditën e Ndryshimit! Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen, Shqipëria dhe Elbasani do të fitojnë!”, deklaroi Basha.

 

Fraksion.com